VIDEO/ Basha-Ramës: Je kryemashtrues dhe tradhëtar, mbrojtje bandat përballë Europës… -Albpress Daily News
Published On: Enj, Qer 28th, 2018

VIDEO/ Basha-Ramës: Je kryemashtrues dhe tradhëtar, mbrojtje bandat përballë Europës…

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, deklaroi në sallën e Kuvendit se Edi Rama është kryemashtrues dhe tradhëtar, pasi i mbylli negociatat shqiptarëve për të mbrojtur Sajmir Tahirin, Agron dhe Fatmir Xhafajn, Damian Gjiknurin dhe të gjitha bandat e lidhura me krimin dhe drogën.

Basha tha se Rama do t’ua shesë sapunin për djathë, hapjen e negociatave për moshapjen e negociatave, kriminelët për ministra, mjerimin e shëndetësisë si përparim, arsimin në ditëm më të zezë si arritje speciale të rilindjes”.

Kreu demokrat theksoi se derisa të ngrihemi e të marrim fatin në duart tona, deri në atë moment ky do të vazhdojë t’ju fyejë me një gjuhë rrugaçi, do të vazhdojë t’ju shesë sapunin për djathë, moshapjen e negociatave për hapje negociatash, kriminelët për ministra, hajdutët për ministra ekonomie, pasigurinë në rrugë e shkolla si gjendje normale, arsimin në ditën më të zezë si arritje speciale të Rilindjes.

“Sot dhe nesër është mbledhja e KE, askush përveç këshillit s’mund të hapë negociatat. Të hënën këshilli mori në shqyrtim propozimin për hapjen e negociatave pa kushte. Në samitin e PE u tha qartë Rama si ka bërë detyrat e shtëpisë, ka kërcënuar me Rusi e Kinë po detyrat si ka bërë. Përgjigjen e ka marrë të qartë ne Europë nuk shkohet duk mashtruar. Nuk ka hapje negociatash ka shtyrje te vendimit me një vit janë 13 kushte.

Në muajt pararendës Rama brodhi cep më cep duke rrahur gjoksin se nuk ka korrupsion, drogë, ministra të lidhur me krimin se shteti i të drejtës funksionon normalisht e duke kërkuar se vendi e meriton hapjen e negociatave. Edhe ne opozita shkuam aty ku policitë e vendeve anëtarë e dinë mirë, se është rritur eksporti i krimit dhe drogës shqiptare dhe të shqiptarëve që duan azil, këto janë tre arritjet e Ramës.

Rama ka kërcënuar me Rusi, Kinë, ekstremizëm e cdo lloj kërcënimi por nuk ka bërë detyrën, ka bërë atë që bën me gangsterët kur vjedh votat, por përgjigjen e ka marrë të qartë, në Evropë shkohet vetëm me të vërtetën dhe e vërteta është që nuk ka hapje negociatash, nëse kushtet nuk plotësohen nuk ka prapë hapje negociatash. Janë 13 kushte tashmë.

Në korrik komisioni nuk vjen të krehë bishtin Ramës, por për të kontrolluar kushtet, sa kohë të kemi MB që mbron vëllanë, sa kohë të kemi ish ministin në liri se Rama tmerrohet se nëse shkon atje ku e ka vendin dhe bilbilos për rolin e Ramës lidhur me drogën.

Esad, Haxhi Qamil dhe Hamza Kastriot kemi një dhe vetëm një, që tradhtoi interesin e shqiptarëve për Habiljat, Balialajt, Xhafajt, Tahirit, një grusht kriminelësh me të cilët ka lidhur fatin e vet politik dhe personal”, tha ndër të tjera Basha.

Shkruaj nje koment

avatar
  Subscribe  
Notify of