VIDEO/ Basha: Paratë e drogës po pastrohen në ndërtim, bixhozit iu ulën taksat... -Albpress Daily News
Published On: Pre, Sht 21st, 2018

VIDEO/ Basha: Paratë e drogës po pastrohen në ndërtim, bixhozit iu ulën taksat…

Kreu demokrat Lulzim Basha ka artikuluar akuza të ashpra ndaj qeverisë pvr lidhjet e saj me krimin. Basha mori pjesë në konferencën ballkanike që zhvillohet në Tiranë, ku theksoi kapjen e qeverisë nga krimi, prokurorisë e deri të parlamentit.

“Lidhja e qeverisë me krimin është pengesa kryesore e Shqipërisë në BE. Rasti i mbrëmshem është tronditës: kryeprokurorja ka lënë pa hetim çështjen e Shullazit. Prokuroria është në mbrojtje të Shullazit, mikut të mikut të Ramës; është liruar Ermal Hoxha se nuk nxori emrin e Olsi Ramës; krimi ka bekimin e ministrit të Brendshëm; paratë publike përfundojnë në duart e personave me precedentë të tmerrshëm kriminalë; njerëz të dënuar në disa shtete fitojnë qindra milionë euro tendera nga qeveria e Edi Ramës.

Ka arritur në pikën më të paimagjinueshme, pastrimi i parave të pista: katër vite më parë problem ishte kanabisi, tani është kokaina, heroina dhe pastrimi i parave të pista. Shikoni çfarë ligjesh kaloi parlamenti së fundmi: miratoi ligj për lojërat e fatit dhe miratoi ligjin për Teatrin, që të fitojë Rama 200 milionë euro. Pra, parlamenti për dy javë mori dy vendime: Bixhozit i uli taksat dhe i hapi rrugën, pastrimit të parave të pista në ndërtim.

Janë paratë e drogës. A ka definicion më të qartë të kapjes së shtetit?! Pra, jo kryeministri, por Kuvendi kthehet në trupën që ligjëron pastrimin e parave. Ul taksat për bixhozin dhe vjedh pronën publike!”, theksoi Basha.

3
Shkruaj nje koment

avatar
3 Comment threads
0 Thread replies
1 Followers
 
Most reacted comment
Hottest comment thread
1 Comment authors
Flora Doko Recent comment authors
  Subscribe  
newest oldest
Notify of
Flora Doko
Guest
Flora Doko

Kush është basha ????? Kush është edi????

Flora Doko
Guest
Flora Doko

Edhe sa vite do ta mbajnë të njëjtët persona karriken???? Mjaft u pasuruat me gjakun e diasporës ju bastarda …..

Flora Doko
Guest
Flora Doko

Është koha me e përshtatshme të kapen me presh në dorë këto plehra të korruptuara që po shembin atdheun duke mbushur xhepat e tyre për breza ….duke u kthyer në rokfelerat e shqipërisë por edhe me keq ,,, sepse po varrosin rininë shqipetare ne vend ,,, nënat na i vranë tani po vrasin fëmijët e tyre 😢😢😢😢😢😭🇦🇱🇽🇰🇺🇸