Published On: Pre, Qer 22nd, 2018

VIDEO/ Basha paraqet faktet: Ja pse shqiptarët paguajnë taksa më shumë…

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka treguar me shifra konkrete, rritjen e taksave nën qeverisjen e Edi Ramës.

Basha përmes një deklarate bëri të ditur se 97 % e shqiptarëve paguajnë më shumë taksa, duke shtuar se me taksën e re të ndërtesës bizneset po paguajnë 2-4 herë më shtrenjtë.

“Kush dëgjon Edi Ramën të flasë për taksa më të ulëta, e di se ai gënjen paturpësisht!

97% e shqiptarëve paguajnë më shumë taksa.

Me taksën e re të ndërtesës bizneset po paguajnë 2-4 herë më shtrenjtë.

E vetmja zgjidhje për shpëtimin e çdokujt që refuzon të grabitet nga qeveria dhe bashkia është bashkimi me PD dhe alternativën tonë për taksat më të ulëta në rajon”, tha Basha.