VIDEO/ Basha-Ballës: Pallosh mos u afro…Rama nën delirin e së bardhës -Albpress Daily News
Published On: Enj, Maj 24th, 2018

VIDEO/ Basha-Ballës: Pallosh mos u afro…Rama nën delirin e së bardhës

Seanca parlamentare ka nisur me tensione mes deputetëve të opozitës dhe mazhorancës socialiste. Situata e krijuar ka bërë që punimet të ndërpriten, ndërsa kreu demokrat Lulzim Basha po mban një fjalim i cili po transmetohet në rrjetin social. Bash aka ripërsëritur akuzat ndaj ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, dhe kryeministrit Edi
Rama.

Pjesë nga fjala e Lulzim Bashës:

Pas kthimit nga Sofia, ku Edi Ramës i thanë se i kishte katranosur detyrat e Shqipërisë, i ka rënë daulles duke thënë se opozita po saboton projektin evropian të Shqiptarëve. Natyrisht kjo është arsyeja pse e ka futur në rendin e ditës, që t’i bjerë kësaj dajre.

Ti Edi Rama e di se ke dështuar t’i plotësosh kushtet Shqipërisë. Nuk e mbajnë më leqet, dridhet nga pyetja më e thellë e një gazetareje 25-vjeçare. Edi Rama, ti dhe propaganda jote shkërmoqet nga ballafaqimi më i thjeshtë me njerëzit e këtij vendi. Je kthyer në fis.

Je përgatitur t’i thuash shqiptarëve se nëse nuk hapen negociatat në qershor fajin e ka opozita!

I kujtoj Edi Ramës e nuk ishte PD-ja që i quajti avionët e drogës, mushkonja. Nuk ishte PD-ja që fshehu trafikantët ndërkombëtarë në makinat e deputetëve.

Nuk ishte PD-ja që fshehu kërkesat e Interpolit për deputetë.

Ishe ti që e vuri Saimir Tahirin!

Nuk ishte PD që e lidhi me Habilajt, ishe ti! Ishe ti që e vure Fatmir Xhafajt ministër dhe vëllai i tij vazhdon të jetë akoma koka e drogës.

Nuk ishte PD-ja e mbajti, nuk ishte PD-ja që ndryshoi ligjin, nuk ishte PD-ja që e vuri Policinë e Vlorës në shërbim të Agron Xhafajt.

Çfarëdo lloj daulleje t’i biesh sot nga kjo foltore, ti dhe Xhafaj je e vetmja pengesë për hapjen e negociatave. E ke humbur tërësisht arsyen përmes avujve të pluhurit të bardhë dhe delirit të ERTV. BE nuk është ERTV, nuk është broçkulla që këput nga mëngjesi në darke.

Ti di dhe do vetëm fjalë boshe, poshtërime, sharje, fyerje, kërcënime, kundër qytetarëve, gazetarëve, opozitës dhe madje edhe kundër europianëve që ta thonë të vërtetën në sy se “mbreti është lakuriq”, se Shqipëria në regjimin tënd është kapur nga korrupsioni, se ekonomia është në ditë të zeza me papuni në rritje dhe taksash.

Ja çfarë ka ndodhur në Kuvend, deri në ndërprerjen e seancës.

Debati

Ruçi: Zoti Basha ju kërkoj që të lejoni zhvillimin normal të seancës, kemi një çështje shumë të rëndësishëm për të trajtuar, Është një rast i artë i opozitës që të kritikojë, që të debatoj. Veprimet për të marrë pen seancën nuk janë veprime të drejta.

Basha: Dua të ndiqet rendi i ditës?

Ruçi: Çfarë të ndjekë uzurpimin tuaj të foltores?

Basha: Rama e sjell këtë raport këtu të mjerë, atë që ka ndodhur në Samitin e Sofjes, atë që i kanë thënë në sy liderët e huaj. Ti atje mos u afro tek kamera se do marrësh atë që meriton, Mos dëgjo atë palloshin. Ulu aty. (I drejtohet Ballës)

Basha: Rama nuk i ka bërë detyrat e shtëpisë, dhe sot ka ardhur që ti bjerë sot dajres. Rama dridhet nga e vërteta.