VIDEO/ Basha akuza Rames, Xhafajt, Markut e Veliut: Jemi perballe nje diktature mafioze -Albpress Daily News
Published On: Mër, Tet 10th, 2018

VIDEO/ Basha akuza Rames, Xhafajt, Markut e Veliut: Jemi perballe nje diktature mafioze

Kreu demokrat Lulzim Basha ka reaguar nje dite pasi deputeti Ervin Salianji publikoi nje video-pergjim, ku shfaqej ai qe konsiderohet si deshmitari kryesor i Prokurorise ne çeshtjen e njohur si “Babalja”.

Basha akuzoi Kryeministrin Edi Rama se ka nje strukture hetimore qe i sherben atij, duke shtuar se deputete dhe prokurore jane angazhuar ne fabrikimin e provave per shpetimin e krimineleve.

Akuza te forta Basha ka drejtuar ndaj Kryeprokurores Arta Marku, e cila, sipas kreut te PD, erdhi ne detyre per te mbrojtur lidhjet e politikes me krimin.

Basha tha se vendi eshte perballe nje diktature mafioze, duke shtuar se ne drejtesi po mbahen njerez te korruptuar.

Kreu i PD tha se Marku dhe kreu i Policise se Shtetit u angazhuan per te mbrojtur Agron Xhafajn, duke shtuar se ngjarjet e fundit treguan ate ç´ka opozita ka denoncuar.

“Dje Edi Rama e pranoi vetë ekzistencën e këtij shteti privat, kur deklaroi publikisht se ka një strukturë hetimore që i shërben atij.

Mbrëmë gjithë shqiptarët panë fytyrën e këtij shtetit privat. Me drejtorin e Policisë e prokurorë që inskenojnë për të fabrikuar prova dhe për të mbrojtur kriminelë.

Dhe pse nuk u përmendën me emra, Edi Rama, Fatmir Xhafaj, Arta Marku etj., kanë komplotuar së bashku.Ata janë bërë bashkë me një qëllim, për të mbrojtur Agron e Fatmir Xhafaj”, tha Basha.

Sipas Bashes, shteti privat i Ramës fabrikoi dëshmitarë për të sulmuar denoncuaesit, opozitare për të shpëtuar trafikanti dhe mbrojtësin e tij.

“Është i njëjti shtet që ka manipuluar gjithë ca për të mbrojtur Ballën dhe Rrahman Rrajën, edhe në këtë rast Rama kërcuan me gjuhë mafioze Nuhun për të shpëtuar Rexhep Rrajën dhe mbrojtësin e tij, Balla. Pastaj me dhunë e para shpërfytyruar denoncuesen, pushteti sulmon gazetarët, denoncuesit, policët e ndershëm, kundërshtarët politikë për të mbrojtur kriminelët, jemi në kushtet e një diktature mafioze”, shtoi kreu i PD.

Ai theksoi se emërimi i Xhafajt ishte triumfi i njërës bandë mbi tjetrën, ata triumfuan nga Habilajt dhe Tahirët.

“Policia e Shtetit në shërbim të krimit nga Tahiri vazhdon të jetë në shërbim të krimit nga Xhafajt. Emërimi i Arta Markut një katastrofë në drejtësi, ajo u soll politikisht në krye të prokurorisë për të mbrojtur lidhjet e qeverisë me krimin dhe e ka bërë me suksese, e ka shkatërruar prokurorin e Krimeve të Rënda, hetimet për Tahirin, për Gjinorin, Dakon, Sejdinin, Xhafajn, Manjën e drejtues të tjerë të qeverisë, ajo nuk ka për të hetuar për politikanin bandit Taulant Balla.

Drejtësia e korruptuar është kthyer në drejtësi kriminale, deri dje njerëzit i paguanin para prokurorëve, sot duhet të jesh i lidhur me Ramën ose kriminelët që të marrësh drejtësi. Kjo diktaturë mafioze duhet të shkatërrohet dhe do të shkatërrohet.

Të gjithë ata që një pjesë e tij dhe ndihen mbi ligjin do të japin llogari para ligjit, Rama, Xhafa, Marku, Veliu dhe gjithë shërbëtorët e tjerë do të dalin para drejtësi”, tha Basha.

Shkruaj nje koment

avatar
  Subscribe  
Notify of