VIDEO/ Anglia mund Suedinë, kalon në gjysëmfinale -Albpress Daily News
Published On: Sht, Kor 7th, 2018

VIDEO/ Anglia mund Suedinë, kalon në gjysëmfinale

Anglia ka fituar 2-0 ndaj Suedisë në “Samara Arena” dhe për herë të parë që nga viti 1990 rikthehet në gjysmëfinalet e kampionatit botëror.

Në një ndeshje të dominuar në çdo aspekt “luanët” e Southgate hodhën kandidaturën për të fituar trofeun dhe treguan limitet e kundërshtarëve skandinavë.

Kur u mbush 30 minuta lojë, Anglia shënoi golin e e parë, të katërtin me goditje standarte në këtë botëror, duke i thyer suedezët pikërisht në pikën e tyre më të fortë, luftën në ajër. Harry Maguire kërceu më lart se të gjithë dhe e çoi topin në rrjetë.

Më pas, kur kronometri tregoi një orë lojë, anglezët shënuan golin e dytë, sërish me kokë, nga Delle Ali, i cili shfrytëzoi shumë mirë një krosim të mrekullueshëm nga Jesse Lingard.

Anglezët do të ndeshen në gjysmëfinale me fituesen e përballjes së mbrëmjes Rusi-Kroaci.

Shkruaj nje koment

avatar
  Subscribe  
Notify of