VIDEO/ Alibeaj: Audio-përgjimi, ja çfarë deklarova në Prokurori… -Albpress Daily News
Published On: Hën, Maj 21st, 2018

VIDEO/ Alibeaj: Audio-përgjimi, ja çfarë deklarova në Prokurori…

Deputeti i PD-së, Enkelejt Alibeaj,  ka dhënë sqarime në Prokurorinë e Krimeve të Rënda lidhur me audio-përgjimin ndaj Agron Xhafajt, vëllait të Ministrit të Brendshëm. Ai ka sqaruar pse ka vendosur të ndërmarë një hap që procesi i hetimit të mos emrret peng nga Xhafaj dhe Rama.

“Sot në mëngjes, isha në përkujtimin e 45 vjetorit të Revoltës së Spaçit dhe e kuptoni asosacionin që ndodh; ky vend sot ka nevojë për revoltë si ajo kur njerëz kurajozë gjejnë forcën për të kundërshtuar sistemin diktatorial.

Unë erdha sot për të dëshmuar faktet e bëra publikisht kur në fakt duhet të kishin ardhur të tjerë persona.

Ndaj, duke qënë se Kodi i Procedurës Penale përcakton se ka edhe përfaqësue stë viktimave, unë parashtrova që në statusin e deputetit, për viktimat e trafikimit të narkotikëve të jem përfaqësusi, përfaqësuesi i viktimave të kësaj vepre kriminale.

Pra unë kam të drejtë të kërkoj thirrje dëshmitarësh si mundësi që procesi penal të mos merret peng nga Xhafaj dhe nga Rama. Viktima janë të gjithë shqiptarët”, tha Alibeaj.