VIDEO/ Air Albania merr jetë, Rama falenderon Erdogan... -Albpress Daily News
Published On: Pre, Sht 14th, 2018

VIDEO/ Air Albania merr jetë, Rama falenderon Erdogan…

Sot merr jetë një ëndërr, e cila do të jetë shumë e gjatë. Kështu deklaroi Kryeministri Edi Rama nga aeroporti ndërkombëtar “Nënë Tereza” në Tiranë, ku u ul avioni i parë i kompanisë Air Albania.

Rama vlerësoi aksionerin e “Air Albania’, “Turkish Airline”, një partner global që prej vitesh është lider dhe ka marrë edhe çmimin e kompanisë më cilësore në botë.

“Emocion tejet i veçantë që sot mes miqsh bashkëpunëtorët e pronarësh vullnetmirë përmbushin jo vetëm një zotim ndaj bashkëqytetarëve por një ëndërr që duket e pamundur kompani ajrore të flamurtarit kuq e zi, “Air Albania”.

Një ëndërr që sot merr krahë për të filluar një fluturim i gjatë jo i lehtë por që synimi ynë dhe bindja ime është që ti veçojë shqiptarët sa më larg dhe ti ndërlidhë ata sa më shumë. Më vjen jashtëzakonisht mirë që “Air Ablania” është një vepër kuq e zi, një vepër kombëtare një fryt i arrirë në këtë që për ne është vitit i Gjergj Kastriotit”.

Pa iniciativën dhe mbështetjen bujare të presidentit Erdogan s’do ishin këtu. Ama pas marrjes së vendimit rruga s’ka qenë e lehtë”, shtoi ai teksa shpalosi objektivin për të pasur edhe 3 aeroporte të tjera në vend. Të kemi dhe tre aeroporte të tjera të Vlorës të Kukësit dhe Sarandës”, tha Rama.

Rama u shpreh se brenda vitit 2019, “Air Albania” synon të ketë një fluturim direkt Tiranë-Nju Jork.

“Zgjodhëm që shqiponjave tonë tu vëmë emrat e poetëve tanë. I pari, ky është këtu mbrapa është Lasgushi, tjetri që do të vijë menjëherë pas fluturimeve test që do bëhen pas një muaji me Tiranës dhe Stambollit pastaj me Romën, Milanon, Bolonjën e Londrën do të jetë Migjeni dhe ambicia jonë është që deri janë fund të vitit të ardhëm të çojmë nga Tirana në Nju Jork imzot Nolin”, u shpreh Rama.

Air Albania ka arritur që të finalizojë paketën e parë të fluturimeve, duke bërë që për herë të parë një firmë me kapital shqiptar, privat dhe publik të ofrojë shërbime në fushën e fluturimeve (në pronësi të Turkish Airlines, 49%, kompanisë shtetërore të kontrollit ajror Albcontroll 10% dhe të kompanisë së themeluar në Vlorë MDN Investment në masën 41%).

Shkruaj nje koment

avatar
  Subscribe  
Notify of