VIDEO/ Agron Shehaj zbulon planin e qeverise: Ja si do te arrestohej Salianji dhe... -Albpress Daily News
Published On: Mër, Tet 10th, 2018

VIDEO/ Agron Shehaj zbulon planin e qeverise: Ja si do te arrestohej Salianji dhe…

Deputeti demokrat, Agron Shehaj, ka deklaruar sot se Qeveria kishte në plan burgosjen e kolegut të tij Ervin Salianji si dhe të gazetarit Jetmir Olldashi.

Ai shkruan se një gjë e tillë do ndodhte nëse nuk do të kishte pasur prova për të zbuluar fabrikimin e policisë dhe prokurorisë

Postimi i plotë i Agron Shehaj

Plani i qeverisë për të burgosur një Deputet të Opozitës dhe një Gazetar.

Për t’u mbrojtur nga akuzat e rënda për lidhjet e qeverisë me krimin, policia e Fatmir Xhafajt dhe prokuroria fabrikuan prova për të burgosur një Deputet të opozitës dhe një Gazetar.

Nëse nuk do kishte patur provë për të zbuluar fabrikimin e policisë dhe prokurorisë, sot Ervin Salianji do të ishte në burg.

Në Shqipëri është vendosur de facto diktatura, sepse vetëm në diktaturë shteti burgos kundërshtarët politikë përmes proceseve të montuara.

Shkruaj nje koment

avatar
  Subscribe  
Notify of