Published On: Mar, Jan 30th, 2018

VIDEO/ 15 vjeçari kundër Jay-Z, pro Trump: Mos fol për njerëzit me ngjyrë

Share This
Tags

Një 15 vjeçar, i quajtur Cj Pearson ka reaguar përmes një video të postuar në rrjetet sociale, në lidhje me deklarimet e yllit të hip-hop Jay-Z, i cili gjatë një interviste në CNN akuzoi Presidentin amerikan Donald Trump se nuk ka bërë asgjë në lidhje me afrikano-amerikanët. Reagimi i Jay-Z, erdhi pasi u publikuan shifrat mbi punësimin e tyre, që cilësohen si më të ulëtat në 45 vitet e fundit.

Në një intervistë me Van Jones të CNN që u transmetua të shtunën në mbrëmje, Jay-Z – emri i lindjes së të cilit është Shawn Carter – tha se numrat nuk kanë rëndësi.

“Paraja nuk barazohet me lumturinë, e cila mungon”, tha Jay-Z.

Por Cj Perason në mesazhin e tij drejtuar Jay-Z i kërkon të mos flasë më për njerëzit me ngjyrë. Në vijim 15 vjeçari shprehet se Presidenti Trump po kujdeset për çdo njeri të SHBA dhe kjo është ajo që aid he miliona amerikanë e mbështesin.

Ndërkohë në reagimin e tij pas intervistës së Jay-Z, Presidenti Trump tha “dikush ju lutem të informojë Jay-Z se për shkak të politikave të mia, papunësia e afrikano-amerikanëve është raportuar të jetë në shifrat më të ulëta të rregjistruar ndonjëherë”.

Papunësia afrikano-amerikane në muajin dhjetor ishte në 6.9 përqind, më e ulëta nga viti 1972, kur Byroja e Statistikave të Punës filloi të mbajë statistika në këtë drejtim.