Vetëm më të guximshmit mund të bëjnë paqe/ DASH zgjedh thënien e ditës pas takimit Trump-Kim -Albpress Daily News
Published On: Mar, Qer 12th, 2018

Vetëm më të guximshmit mund të bëjnë paqe/ DASH zgjedh thënien e ditës pas takimit Trump-Kim

“Çdokush mund të bëjë luftë, por vetëm më të guximshmit mund të bëjnë paqe”.  Kështu u shpreh Presidenti amerikan Donald Trump, në Samitin e Singaporit, ku u takua me Kim Jong Un. Këtë shprehje ka zgjedhur ta vecojë Departamenti amerikan i Shtetit duke e shpërndarë në rrjetet sociale si thënie e ditës.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se denuklearizimi i Gadishullit Korean do të nisë “shumë shpejt”.

Ai i bëri këto komente pas takimit me udhëheqësin verikorean, Kim Jong Un, për të cilin tha se ka qenë “sukses i jashtëzakonshëm”.

Trump e cilësoi atë si dokument “shumë të rëndësishëm” dhe gjithëpërfshirës, duke thënë se “të dyja palët do të impresionohen me rezultatin”.

Në dokument, Trump dhe Kim zotohen se “do të ndërtojnë një regjim të qëndrueshëm të paqes” në Gadishullin Korean dhe se do të riatdhesojnë mbetjet e të burgosurve të Luftës së Koreve, më 1950-53.