Veliaj këmbëngul për një teatër të ri: Më e mira është përpara -Albpress Daily News
Published On: Sht, Kor 7th, 2018

Veliaj këmbëngul për një teatër të ri: Më e mira është përpara

Paraditen e sotme Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka dhënë një prononcim për median rreth çmimit që ka marrë “Pazari i Ri”.

Dy ditë pas votimit të projektligjit në Kuvendin e Shqipërisë, mbështetësi më e madh i transformimit të teatrit Veliaj, thotë se duhet t’i japim fuqi transformimit të Tiranës.

“Çmimin për Pazarin e Ri, e festuam të gjithë bashkë te Festivali Artizan. Siç kemi nevojë për Pazarin e Ri, për Bulevardin e ri, për sheshin “Skënderbej”, kemi nevojë edhe për një teatër të ri.Po t’i bëjmë gjërat me dashuri, jo duke penguar njëri-tjetrin, por duke i dhënë fuqi transformimit të Tiranës, atëherë ky është vetëm fillimi dhe më e mira është përpara”, thotë ai.

Shkruaj nje koment

avatar
  Subscribe  
Notify of