Vdiq në aeroportin e Malpensës, familja e shqiptarit hedh në gjyq policinë italiane -Albpress Daily News
Published On: Mër, Dhj 6th, 2017

Vdiq në aeroportin e Malpensës, familja e shqiptarit hedh në gjyq policinë italiane

Shpërndaj
Tags

Janë publikuar për herë të parë pamjet, ku një shqiptar 44-vjeçar, i quajtur Aldo Laçi, vdiq verën e këtij viti, pasi u rrethua nga 5 policë në aeroportin e Malpensës në Milano.

44-vjeçari ishte me pushime, dhe po priste bashkëshorten që po udhëtonte nga Shqipëria drejt Italisë, kur është ndjekur nga policia.

44 vjeçari thuhet se është ndjekur për disa metra nga 5 policët italianë dhe më pas është rrethuar nga ta, por në momentin që ata po e mbanin në tokë, ai ka pësuar një sulm në zemër, duke humbur jetën.

Mësohet se shqiptari ka qene nen efektin e kokainës. Në videon që mund të shihni këtu shihet teksa vrapon mes pasagjerëve të aeroportit, ndërsa policët përpiqen ta ndalojnë atë. Familja e shqiptarit ka bere denoncim për policet nëpërmjet avokatit Enzo Lepre, sepse ata janë të bindur se pavarësisht “gjendjes” së shqiptarit, vdekja “është shkaktuar drejtpërdrejt ose ka pasur si shkak, agresionin e forcave te policisë që e ndaluan.

Nga videokamera, “duket qartë – shkruan avokati – pasi Aldo Laci u godit për herë të parë në kokë, pastaj në qafë, u hodh në tokë dhe më pas u përsëriten grushtat mbi trupin e tij”.