Vdes ish-lojtari i NBA pas të shtënave me policinë -Albpress Daily News
Published On: Die, Kor 8th, 2018

Vdes ish-lojtari i NBA pas të shtënave me policinë

Basketbollisti, Tyler Honeycutt, ka vdekur pas shkëmbimit të zjarrit me policinë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkruan BBC.

Por, policia në Los Angeles ka njoftuar për një vdekje të një personi, duke shkruar se “është vetëqëlluar”, duke gjuajtur me armë dhe nuk është plagosur nga ndonjë polic.

Mediat më pas raportuan se bëhet fjalë për ish-lojtarin e Sacramento Kings, që tani ishte në kontratë me Moscow BC Khimki.

Ekipi i tij ka konfirmuar vdekjen në Twitter, pasi janë njoftuar nga agjenti i lojtarit.

Shkruaj nje koment

avatar
  Subscribe  
Notify of