Vdekja e Fadil Vokrrit/ Rama e Berisha mesazhe ngushëllimi... -Albpress Daily News
Published On: Sht, Qer 9th, 2018

Vdekja e Fadil Vokrrit/ Rama e Berisha mesazhe ngushëllimi…

Politikanët shqiptarë kanë reaguar me mesazhe ngushëllimi për ndarjen nga jeta të legjendës së futbollit shqiptar, Fadil Vokrri.

Kryeministri Edi Rama dhe ish-Kryeministri Sali Berisha ka reaguar në profilet e tyre në rrjet.

“LAMTUMIRË KAMPION – Fadil Vokrri mbetet legjenda e gjallë e futbollit jo vetëm ne Kosovë, po në kujtesën e çdo futbolldashësi shqiptar”, shkruan kryeministri në postimin e tij.

Nga ana tjetër, ish-kryeministrit Sali Berisha, e ka quajtur ditën e sotme si ditë zie për sportin shqiptar.

“Fadil Vokrri, futbollisti legjendar, Kryetari i Federates se Futbollit te Kosoves mbylli syte per gjithmone! Me kete rast le te shprehim te dashur miq dhimbjen dhe mirenjohjen tone te thelle ndaj legjendes se futbollit kombetar, i cili, dhe ne kushtet e pushtimit barabar serb te Kosoves, me talentin e tij te ralle dhe kulmet qe arriti u be nje emer i madh ne futbollin e kohes dhe mbushi me krenari zemrat e mbare shqiptareve.

Duke shprehur ngushellimet me te sinqerta familjes se tij dhe autoriteteve te Kosoves per kete humbje te madhe per sportin dhe mbare kombin shqiptar, i lutem Zotit qe shpirti i Fadil Vokrrit, futbollistit te pavdekshem shqiptar te prehet ne paqe”, shkruan Berisha.