Published On: Die, Gus 6th, 2017

Vasili sulmon Ramen: Kryeminister turist, po na i le Shqiperine te djegur…

Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, merr shembullin e Maqedonisë për të sjellë në vëmendje se edhe Shqipëria duhet të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme sa i përket situatës së zjarreve në vend.

Në një shkrim në rrjetin social Facebook, për të disatën herë, Vasili ngre shqetësimin për mënyrën se si kryeministri Edi Rama po i përgjigjet kësaj situate, duke vijuar i qetë pushimet!

“Maqedonia shpall gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të situatës së rëndë me zjarret. Kryeministri turist bën qejf sa ngopet në pushime. Ndërkohe zjarri shkreton qindra ha pyje të çmuara qindravjeçare në Llogora e gjithandej nëpër Shqipëri.

Gjendjen e jashtëzakonshme nuk e shpall kryeministri turist se nuk i dhemb që vendi digjet, ndërsa maqedonasit e duan vendin e tyre.

E kam thënë që kryeministri turist iku dikur, pastaj erdhi dhe përsëri do iki duke na e lënë:

Shqipërinë të djegur të tjerat….do t’i marrë sigurisht me vete dhe për vete….”