Vasili-Ramës: Shkollëpak, kënaqu me varfërinë e shqiptarëve -Albpress Daily News
Published On: Mar, Qer 5th, 2018

Vasili-Ramës: Shkollëpak, kënaqu me varfërinë e shqiptarëve

Kryeu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, përmes rrjeteve sociale i ka drejtuar një thirrje Edi Ramës, ku i thotë “shkollëpak kënaqu tani se shqiptarët nuk ngrohen, nuk ushqehen dhe nuk vishen dot.”

Sipas anketës, zhvilluar në vendet e BE-së dhe ato të Balkanit Perëndimor, rezulton se në Shqipëri qytetarët nuk mund të paguajnë dot për ngrohje, ushqim, mobilje të reja apo pushime. Prej këtej ka ardhur sot reagimi i Vasilit:

“Për shumicën dërrmuese të shqiptarëve, shprehet deputeti i LSI, – edhe që të ngrohen, të ushqehen si duhet, të vishen apo edhe të bëjnë pushime është një ëndërr e ndaluar. Këtë e tregon qartë studimi i BE-së.

Po pres tani të dëgjoj Shkollëpaktin të na shpjegoj se sa gabim është që shqiptarët duan të hanë, ngrohen, pushojnë e vishen.

Po pres të thotë që këto janë mashtrime të poshtra.

Po pres të dëgjoj se si do thonë që ekonomia është rritur e rritur lart, shume lart fare.

Po pres të dëgjoj që portali do t’i ngopë shqiptarët me mish, me ngrohje dhe me veshje, boll një mesazh të vogël atje.

Po pres të dëgjoj se shqiptarët që duan bukë ngrohje dhe veshje, janë kundër reformës në drejtësi dhe po pengojnë hapjen e negociatave me BE-në.

Po pres që të koleksionoj idiotësinë e radhës të Shkollëpakësisë pa shërim”, shkruan Vasili.

Anketa u zhvilluar në periudhën nëntor 2016 – mars 2017 me një kampion të përzgjedhur rastësisht prej 1,000 banorësh për shtetet e vogla dhe 1300 banorësh për shtetet më të mëdha. Në të gjithë Europën në total u kryen 36,900 intervista.