Vasili: Rama, gënjeshtrën e ka sëmundje pa shërim -Albpress Daily News
Published On: Die, Qer 10th, 2018

Vasili: Rama, gënjeshtrën e ka sëmundje pa shërim

Kryeministri ynë gënjeshtrën e ka një sëmundje pa shërim. Kjo akuzë i bëhet Edi Ramës nga kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, duke ju referuar deklaratave të bëra nga Kreu i Qeverisë, i cili mohoi që në Shqipëri do të krijohet qendra e rehabilitimit për të kthyerit e ISIS.

Sipas Vasilit, Rama jo vetëm që gënjen, por fyeu edhe një prej kryeministrave të vendeve anëtare të BE-së, siç është kreu i qeverisë së Bullgarisë, Boyko Borisov.

Gjatë takimit me Ramën pak ditë më parë, Borisov e tha qartë se në Shqipëri do të bëhet një qendër koordinimi për luftëtarët që kthehen nga ISIS në territorin e Ballkanit. Por kjo deklaratë u mohua pak ditë më pas nga vetë Rama, pasi u kryqëzua nga mediat dhe opinioni publik.

Postimi i Petrit Vasilit

Kryeministri yne genjeshtren e ka semundje pa sherim dhe nuk kurseu as kryeministrin Borisov.

Qe kryeministri yne e ka genjeshtren menyre jetese nuk eshte lajm.

I palodhur,i paepur dhe pa sherim ne semundjen e tij te genjeshtres, ai ne rastin e qendres se reabilitimit te ish te kthyerve nga ISIS,nuk kurseu as kryeministrin e Bullgarise Borissov dhe e nxori ate si njeri qe nuk di ç’flet duke harruar qe ai eshte kryeministri i nje vendi anetar i BE dhe mik i Shqiperise si Bullgaria.

Meqenese ky mashtruesi i semure kryeministri yne prap i ra ne qafe opozites,lexoni vete se ç’ka thene z.Borisov, por meqe ky mashtruesi ne krye te qeverise s’ka turp po ju veme be dispozicion edhe videon e konf per shtyp qe edhe ta shikoni.

“Në Shqipëri do të bëhet një qendër koordinimi për luftëtarët që kthehen nga ISIS në territorin e Ballkanit”, u shpreh Kryeministri i Bullgarisë Boyko Borissov, në konferencën e përbashkët për shtyp.