Vasili: Marku, kamikaze e Ramës... -Albpress Daily News
Published On: Pre, Tet 12th, 2018

Vasili: Marku, kamikaze e Ramës…

Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së Petrit Vasili akuzoi Prokuroren e Përgjithshme, Arta Marku, se ka marrë përsipër të jetë kamikaze dhe avokate e Kryeministrit Edi Rama.

Sipas Vasilit, Marku nuk guxon të thërrasë dhe proçedojë Edi Ramën për dy paditë kundër tij.

Postimi i Petrit Vasilit

Prokurori antipopull e zgjodhi fatin e saj.

Prokuroria ka marre persiper te jete avokate dhe kamikaze e kryeministrit.

Dy padi te pakapercyeshme rendojne keqas mbi kryeministrin.

Prokuroria nuk guxon ta therrase,ta pyese ta procedoje kryeministrin e paditur,te veteshpallur fajtor.

Prokuroria ka vendosur te jete kunder popullit,kunder ligjit dhe kunder kushtetutes.

Dihet boterisht se ç’ndodh kur je kunder popullit dhe ligjit,dihet edhe fundi i kamikaxeve.

Tanime prokuroria e zgjodhi fatin e vet….

Shkruaj nje koment

avatar
  Subscribe  
Notify of