Vasili: Ja prova me zë e figurë që Kryeministri urren integrimin në BE -Albpress Daily News
Published On: Pre, Jan 12th, 2018

Vasili: Ja prova me zë e figurë që Kryeministri urren integrimin në BE

Shpërndaj
Tags

Kreu i grupit të LSI-së Petrit Vasili përmes një statusi në profilin e tij thotë se kryeministri Edi Rama e urren integrimin evropian të Shqipërisë.

Ai ka publikuar një video të kryeministrit disa javë më parë në Bruksel, ku sipas tij, fjalimi i Ramës lë të kuptojë se është kundër procesit integrues të vendit tonë.

Reagimi i Vasilit

Kryeministri e urren integrimin europian te Shqiperise.

Nje pjese e medias dhe analisteve te kapur nga droga e kryeministrit nuk e pasqyrojne dhe komentojne deshmine e ketij hapi te tmerrshem te kryeministrit ne Bruksel kundra te ardhmes europiane te vendit.

Ai do qe ta gremise Shqiperine ne Lindje drejt realitetesh, qe ajo nuk i ka dashur kurre.

Po jua ve ne dispozicion ta degjoni vete me ze dhe me figure kete kryeminister te paskrupullt, qe flet, qan e qurrepset se gjoja e dashka shume integrimin.

Pas kesaj deshmije cdo shqiptar duhet ta perbuze kete kryeminister mashtrues dhe hipokrit, qe per ca miliona te pista e te nxira, qe dalin nga kanale te felliqura,e shet Shqiperine pa u menduar dy here.