Published On: Hën, Qer 18th, 2018

Vasili ironizon Ramën: 300 milionë euro i griu vandalizmi korruptiv, për Teatrin…

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, përmes një postimi në rrjet ironizon qeverinë Rama lidhur me atë që deklaron se nuk ka lekë për të ndërtuar Teatrin e ri Kombëtar.

Vasili shkruan se 300 milionë euro koncesione në shëndetësi i griu vandalizmi korruptiv, ndërsa për teatrin s’ka lekë.

Postimi i Petrit Vasilit

Qindra milionë euro në shëndetësi i griu vandalizmi korruptiv i qeverisë.Koncesione, që shpërdorojnë çdo minutë euro pa fund pa shënuar asnjë ndryshim në sheëndetësi, perveçse thellojnë për ditë batakun korruptiv ku ka hyrë pa kthim qeveria.

Miliona pa fund për Portale, miliona pa fund për Rilindjen e Abortuar Urbane, miliona pa fund për koncesione në shëndetësi.

Rreth 1 MILIARD euro me zero impakt.

Për teatrin para’ nuk ka.

Po a kanë turp e gjithë kjo bandë gënjeshtarësh qeveritarë e bashkiakë, që shkojnë e qajnë e lajnë përpara artistëve që medemek s’kanë para’ për teatrin, në një kohë që rreth 1 MILIARD eurove u kanë punuar qindin.