Vasili ironizon Edi Ramën: je bërë si shokët e byrosë politike… -Albpress Daily News
Published On: Enj, Gus 10th, 2017

Vasili ironizon Edi Ramën: je bërë si shokët e byrosë politike…

LSI vijon akuzat ndaj Kryeministrit Edi Rama. Referuar postimeve të Kreut të Qeverisë mbi rezultatet e bashkëbisedimit më qytetarët, Petrit Vasili shkruan në rrjetet sociale se Edi Rama është bërë si shokët e byrosë politike para viteve ’90 që nuk e dinin që populli hante bukë me tollon.
Komenti i Petrit Vasilit
Kryeministri u kthye nga emigracioni, informojeni…
Para viteve 90′ shokët e byrosë politike nuk e dinin që populli hante bukë me tollon dhe varfëria ishte kthyer në mjerim.
Sot, kryeministri ynë, njësoj si shokët e byrosë vetëm tani mori vesh që Tirana ka papunësi dhe infrastruktura është copë-copë.
Qytetarët prej katër vitesh dinë edhe shumë më shumë se ai:
-që Tirana vuan dhe për ujë;
-që dhjetra rrugë e trotuare edhe në zemër të Tiranës janë për turp;
-që në dhjetra qoshe, sheshe e rrugë shpërndahet drogë;
-që përpara çdo shkolle ka qindra prindër e gjyshër që presin fëmijët se s’ka siguri;
-që dhjetra shkolla s’kanë ngrohje etj etj.
Kryeministrit i duhet çuar haber më shpesh për çfarë ç’ndodh në Shqipëri pasi ai nuk ndodhet këtu, ndaj dëgjesat, alias dënglat, bëjani pa kursim që të njohë Tiranën tonë të paktën, se Shqipëria tjetër është larg shumë…