Published On: Enj, Gus 24th, 2017

Vasili akuza Ramës: diplomacia jote njëlloj si ajo e Koresë së Veriut

Kryetari i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili, përmes një komenti në rrjetet sociale e krahasoi diplomacinë e kryeministrit Edi Rama si të ngjashme me atë të Koresë së Veriut.

Një ditë pasi ambasadorja e Shqipërisë në Holandë mohoi ekzistencën e një raporti zyrtar për rikthimin e vizave për shtetasit shqiptarë, Vasili e cilësoi këtë deklararatë si një dezinformim dhe një standard koreano-verior të informimit.

“Gazeta holandeze ‘De Telegraaf” kthjellon gjithçka dhe situata lidhur me vizat është serioze.
Ndërsa ambasadorja shqiptare në Holandë demostroi “kurajo” për të dezinformuar dhe një standard koreano-verior informimi, që të tillë nuk e kanë patur as ambasadorët në kohën e Partisë së Punës.

Kjo diplomaci koreano-veriore i duhet shkollëpaktit, kryeministrit tonë. Në fund të fundit kaq kupton…Për të shqiptarët janë të fundit dhe ai punët (…) e tij i ka fjollë”, shkruan Vasili në rrjetet sociale.