Ushqimet që ndihmojnë në zhvillimin dhe forcimin e kockave tek fëmijët -Albpress Daily News
Published On: Mar, Jan 23rd, 2018

Ushqimet që ndihmojnë në zhvillimin dhe forcimin e kockave tek fëmijët

Shpërndaj
Tags

Ka shumë faktorë që ndikojnë në gjatësinë e një njeriu, duke filluar nga gjenet, aktiviteti fizik, mënyra e jetesës, ushqyerja etj.
Më poshtë do të gjeni disa nga ushqimet më të mira që ndihmojnë në zhvillimin dhe forcimin e kockave:

Produktet e qumështit – Djathi, kosi, qumështi janë disa nga produktet me bazë djathore që mund të kontribuojnë në zgjatjen e trupit. Këto produkte përmbajnë vitaminat A, B, D dhe E, që janë të gjitha të nevojshme për zhvillimin dhe forcimin e kockave.

Mishi i pulës – Një tjetër ushqim që ndihmon në zgjatjen e trupit të fëmijëve është mishi i pulës. Ai përmban sasi të lartë të proteinës që ndihmon në zhvillimin e kockave.

Vezët – Një tjetër burim i proteinave që duhet ta shtoni në dietën ushqimore është veza. Të bardhat e vezës përmbajnë 100% proteina që ndihmojnë në rritjen e kockave. Ato përmbajnë gjithashtu edhe vitaminën B12, që ju mban të shëndetshëm.

Banane – Shumë njerëz e shmangin bananen pasi mendojnë se të shton në peshë. Përkundrazi, ky frut përmban një sërë përfitimesh shëndetësore, një prej të cilave është edhe forcimi i kockave. Bananet përmbajnë sasi të lartë të magnezit, kalciumit, kaliumit dhe probiotikët, lëndë ushqyese këto shumë të nevojshme për trupin.

Peshku – Mos harroni të shtoni peshkun në dietën ushqimore të fëmijëve, pasi është shumë e rëndësishme në rritjen e tyre. Peshqit si salmoni, sardenja, tuna janë të pasura me vitaminën D që luan rol kyç në zhvillimin e kockave, Vitamina D ndihmon gjithashtu në absorbimin e kalciumit, që ndihmon në forcimin e kockave.