Uji për dobësim, ndiqni këto këshilla -Albpress Daily News
Published On: Mër, Gus 8th, 2018

Uji për dobësim, ndiqni këto këshilla

Po bëni përpjekje për të humbur kilet e tepërta? Po lodheni nga dieta që ndiqni?

Nëse po, kërkoni zgjidhje të tjera, qoftë dhe më të lehta?

Një terapi dobësuese është bërë popullore në botën perëndimore vitet e fundit, por prej kohësh është e njohur në Japoni.

Ku konsiston ilaçi i ujit?

Edhe kura e ujit ka disa rregulla të sakta, por të thjeshta për t’u zbatuar.

Sapo të zgjoheni pini 400-600 ml ujë natyral. E rëndësishme është të konsumohet para se të hani vaktin. Uji duhet të jetë në temperaturë ambienti ose i vakët. Nëse doni pak shije, i shtoni lëng të freskët limoni.

Mos u shqetësoni nëse sapo zgjoheni keni uri, mos u shqetësoni, sasia e ujit që pini ju ngop për 45 minuta.

Hani një mëngjes të lehtë me të gjithë ushqyesit, por mbi të gjitha, ushqime natyrale dhe jo mishra e yndyra.

Një mundësi e mirë janë lëngjet e frutave ose sallatat, apo një tas qumësht me tërshërë e fruta të thata.

Edhe vaktet e tjera duhet të jenë të lehta, në mënyrë që kura e ujit të funksionojë vërtetë.

Dy orë pas vakteve nuk duhet të pini asnjë lëng, por duhet të siguroheni që të pini 2 litra ujë.

Këshilla të tjera:

Shtoni shumë pak kripë ujit, për të lehtësuar hidratimin e trupit. Dhe nëse doni një pije më të pasur keni frutat e freskëta apo dhe perimet jeshile.

Shkruaj nje koment

avatar
  Subscribe  
Notify of