UEFA publikon kandidatët për lojtarët më të mirë të edicionit të kaluar -Albpress Daily News
Published On: Enj, Gus 9th, 2018

UEFA publikon kandidatët për lojtarët më të mirë të edicionit të kaluar

Reali i Madridit dominon në listën e prezantuar nga UEFA, për kandidatët në garë për vlerësime individuale për lojtarin më të mirë në çdo rol, gjatë edicionit të kaluar në Champions League.

Mes 12 futbollistëve, që do të diskutojnë çmimet për çdo rol, bien në sy dukshëm përfaqësues të skuadrës “galaktike”, e cila u shpall kampione e Europës, duke u rikonfirmuar në të njëjtin fron.

Fituesit do të shpallen ditën kur do të hidhet shorti i fazës së grupeve të Champions League, mesditën e 30 gushtit, në Mynih. Juria, e cila ka dekretuar finalistët për secilin rol, përbëhej nga 32 trajnerët e ekipeve pjesëmarrëse në grupe sezonin e kaluar. Këtyre iu shtuan 55 gazetarë nga të gjitha federatat e UEFA-s, përfshi dhe Shqipërinë.

Në të njëjtën mënyrë, UEFA bëri publike edhe 3 finalistët për lojtarin më të mirë të Europa League, që u votuan nga trajnerët e fazës së grupeve dhe gazetarët. Bie në sy se, në listën e më të mirëve, dy janë nga Atletico Madrid, Godin dhe Griezmann, e tjetri Dimitri Payet i Marsejës, edhe kjo skuadër finaliste.

Lista e kandidatëve për lojtarët më të mirë të Ligës së Kampionëve 2017-2018:

Portierë: Alisson Becker (Roma, tani Liverpool), Gianluigi Buffon (Juventus, Tani PSG), Keylor Navas (Real Madrid)

Mbrojtës: Marcelo (Real Madrid), Sergio Ramos (Real Madrid), Raphaël Varane (Real Madrid)

Mesfushorë: Kevin De Bruyne (Manchester City), Toni Kroos (Real Madrid), Luka Modric (Real Madrid)

Sulmues: Lionel Messi (Barcelona), Cristiano Ronaldo (Real Madrid, tani Juventus), Mohamed Salah (Liverpool).

Shkruaj nje koment

avatar
  Subscribe  
Notify of