Published On: Enj, Dhj 28th, 2017

Udhëtimet për festat e Vitit të Ri, shqiptarët preferojnë të “arratisen” nëpër plazhe ose…

Share This
Tags

Prej 7 vitesh shqiptarët janë të lirë të udhëtojnë gjatë 365 ditëve të vitit, por nata e Vitit të Ri mbetet më e preferuara për të udhëtuar jashtë vendit.
“Pjesa më e madhe preferojnë zonat malore, Maqedoni, Mali Zi, Budva dhe Kolashina janë dy destinacionet më të preferuara. Kryeqytet europiane vazhdojnë të mbeten destinacione të preferuara si Vjena, Praga, Budapesti. Minimumi fillon nga 100-150 euro, hotelet me 5 yje fillojnë nga 200 euro dhe maksimumi varet nga destinacioni”, shprehet Ornela Zholaj, “Global Travel”.

Pra, destinacionet që dominojnë, mbeten vendet e rajonit dhe kryeqytetet europiane. Kjo edhe për shkak të çmimeve të pranueshme. Por në treg ka një kërkesë edhe për destinacionet ekzotike.

“Kolashina, Mavrova, Bitola në Maqedoni, Banskon. Kemi destinacionet standarde si Vjena, Praga, Parisi. Kemi dhe nga ata që preferojnë plazhet ekzotike, Tajlandën dhe vazhdon me Egjipitin, Sharm El Shejk”, thotë Julika Prifti “Kalemi Travel”.

“Edhe këtë vit ka një destinacion topic, që është Dubai. Këtu rendis Punta Canan, Maldive nuk bie asnjëherë, Mauritius është një risi e këtij viti dhe Emiratet, Abu Dhabi”, shprehet Agim Mehmeti, “Albtours”.

Operatorë të caktuar turistikë thonë se Shqipëria ka edhe treg të brendshëm, që frekuentohet kryesisht nga ata që nuk kanë pushime as gjatë festave të fundvitit.

“Kemi edhe një treg të brendshëm. Durrësi është një destinacion që ofron resorte”, thotë Agim Mehmeti Albtours.

Shqiptarët kanë filluar të bëjnë zgjedhje të zgjuara, por ajo që nuk ka ndryshuar, sipas agjencive, është kultura e rezervimit./Top Channel