U çonte video të turpshme nxënësve, kush është mësuesi pervers (VIDEO) -Albpress Daily News
Published On: Mër, Pri 11th, 2018

U çonte video të turpshme nxënësve, kush është mësuesi pervers (VIDEO)

Vetëm pak ditë nga denoncimi i një anëtari të PS-së dhe ish-polici në Shkodër, i cili i çonte foto nudo një studenteje, një tjetër skandal më i rëndë është publikuar ditën e sotme nga ish-kryeministri Sali Berisha.
Bëhet fjalë për një mësues matematike të një shkolle 9-vjeçare në Fushë-Krujë, ku një nxënës i ka çuar Berishës një video ku duket ai duket bërë veprime të turpshme.

I njëjti rast është denoncuar ditën e sotme edhe tek Gazeta Express, ku nxënësit pretendojnë se mësuesi pasi bënte video të turpshme në banjon e shtëpisë së tij, u çonte nxënësve.

Një burim nga Ministria e Arsimit sqaroi se rasti në fjalë po shqyrtohet me kujdes dhe përgjegjësi të plotë, nëse mësuesi e ka kryer një veprim të tillë me nxënëset.

Gazeta Express mëson se mësuesi në fjalë është Fatmir Dervina.

Rastin në fjalë, nxënësit e shkollës “Ademi Gjeli”, e kanë dërguar edhe tek drejtoresha, Nikolina Karaja, thuhet në denoncimin që i ka shkuar ish-kryeministrit Sali Berisha.

Por, sipas tij, ajo jo vetëm që nuk ka marrë masa ndaj tij, por ka ushtruar presion që videoja të mos publikohet.

Reagimi i Berishës:

Një video skandaloze po qarkullon në telefonat e nxënësve në shkollën ‘Adem Gjeli’ në Fushë Krujë.

Narkodrejtoresha bën presion të mbyllë skandalin.

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital.

Për arsye etike nuk po botoj videon në FB. sb

“Përshëndetje d.Berisha.Me turp por sot ne shkollen 9 vjecare Adem Gjeli ne Fushë Kruje ne tel e nx qarkullonte nje video perverse e mesuesit te matematikes. Duke mos mjaftuar kjo nx dhe mesuesit jan perballur me presionin e Dr.Nikolina Karaj e cila e kaloi ne heshtje si dhe shum ngjarje te tjera te ndodhura ne kete shkolle.Te dergoj videon por dua anonimat te plote .Me shume respekt personit me te besuarDr.Sali Berisha”