Turistja angleze do vizitonte kalanë, përdhunohet nga shqiptari... -Albpress Daily News
Published On: Sht, Gus 11th, 2018

Turistja angleze do vizitonte kalanë, përdhunohet nga shqiptari…

Rruga për këmbësorë, nga e cila duhet të kalohet për të vizituar Kalanë në Prizren është shndërruar në makth para katër ditësh për një turiste angleze.

Një mashkull shqiptar i Kosovës, me inicialet M.K., thuhet se e ka detyruar që të kryejë marrëdhënie seksuale, përkundër refuzimit. Ngjarja besohet të ketë ndodhur rreth orës 21:30 minuta në mbrëmje, ditën e martë, 7 gusht 2018.

Viktima ka qenë e vetme, duke shkuar për të vizituar Kalanë. Pas kësaj, siç ka mësuar “Koha Ditore”, shtetasja e huaj, përmes një familjeje kosovare, e ka denoncuar rastin në polici. Ajo, sipas burimeve të gazetës, ka deklaruar se nuk e kishte njohur më parë të dyshuarin.

I dyshuari M.K. nga fshati Hoqë, me urdhër të Gjykatës Themelore në Prizren është dërguar në paraburgim në kohëzgjatje prej një muaji.

Shkruaj nje koment

avatar
  Subscribe  
Notify of