Tsipras në Londër: Po mundohemi të zgjidhim problemet me Shqipërinë -Albpress Daily News
Published On: Mar, Kor 10th, 2018

Tsipras në Londër: Po mundohemi të zgjidhim problemet me Shqipërinë

Po përpiqemi që të zgjidhin problemet mes Greqisë dhe Shqipërisë. Kështu deklaroi Kryeministri grek Alexi Tsipras në Samitin e Ballkanit Perëndimor që po zhvillohet në kryeqytetin britanik, si pjesë e Procesit të Berlinit.

Ndërsa theksoi se gjërat po ndryshojnë, Tsipras theksoi se në 2014 u njoftua ngrirja e zgjerimit.

“Evropa përjetoi përtej krizës ekonomike, krizën më të keqe të refugjatëve pas luftës, e cila u përqendrua në rajon. Ne kemi përjetuar një përpjekje të tmerrshme të grushtit të shtetit në Turqi, si dhe krizat në Shqipëri dhe Maqedoni.

Gjërat po ndryshojnë tani. Me Marrëveshjen e Prespës, Marrëveshja Bullgari- FYROM (Maqedoni), me përpjekjet për të zgjidhur çështjet midis Greqisë dhe Shqipërisë, me presidencën e suksesshme bullgare të BE dhe ringjalljen e Axhendës së Selanikut për zgjerimin e BE”, tha Tsipras.

Shkruaj nje koment

avatar
  Subscribe  
Notify of