Trump sulmon Gjermaninë: Plotësisht nën kontrollin rus... -Albpress Daily News
Published On: Mër, Kor 11th, 2018

Trump sulmon Gjermaninë: Plotësisht nën kontrollin rus…

Presidenti i SHBA Donald Trump ka deklaruar nga samiti i NATO-s, se Gjemania është nën kontrollin e Rusisë, raporton BBC.

Në bisedimet në Bruksel me shefin e NATO-s, Jens Stoltenberg, ai tha se ishte një “gjë shumë e keqe për NATO” se Gjermania ishte “plotësisht e kontrolluar nga Rusia”.

Ai deklaroi që 70% e importeve të gazit në Gjermani ishin ruse, por shifra e fundit zyrtare ishte në të vërtetë 50.75%.

Ai ka akuzuar europianët se nuk kanë paguar mjaft për operacionet e NATO-s.

Samiti i Brukselit vjen më pak se një javë përpara se Trump të jetë në krye të samitit të tij të parë me Vladimir Putin, në Helsinki, duke ringjallur shqetësimet midis aleatëve amerikanë për afërsinë e tij me presidentin rus.

Presidenti Trump tronditi disa duke thënë se samiti i NATO-s mund të jetë më i vështirë se takimi i së hënës me Putin.

Nderkohe qe Tusk kerkoi nga Amerika te vleresoje me shume aleatet e vet, duke theksuar se BE shpenzon më shumë se Rusia për mbrojtjen, dhe po aq sa Kina.

Shkruaj nje koment

avatar
  Subscribe  
Notify of