Published On: Die, Shk 11th, 2018

Trump: Nuk jam i sigurt që Izraeli kërkon paqe me Palestinën!

Share This
Tags

“Sot, palestinezët nuk po përpiqen të bëjnë paqe. Dhe nuk jam i sigurt nëse Izraeli po kërkon të bëjë po paqe”.

Kështu është shprehur presidenti amerikan, Donald Trump, në një intervistë për drejtorin e gazetës “Israel Ha-Yom”.

Për vendbanimet izraelite në Bregun Perëndimor, Trump vuri në dukje se “ato janë diçka që e komplikojnë shumë procesin e paqes. Prandaj mendoj se Izraeli duhet të jetë shumë i kujdesshëm me vendbanimet”.

Më herët, SHBA-të kanë deklaruar se mund të ndalin pagesat për palestinezët që nuk duan të vijojnë bisedimet për paqen.

Presidenti Trump tha se SHBA nuk merrte vlerësim dhe as respekt pavarësisht ndihmave të saj për palestinezët.

Ai tha se njohja e qytetit të Jeruzalemit si kryeqytet i Izraelit e vendosi çështjen kontraversiale jashtë tryezës së bisedimeve për paqen.

Palestinezët kanë thënë se lëvizja tregonte se SHBA nuk mund të ishte më një ndërmjetësues neutral i bisedimeve.

Menjëherë pas publikimit të vendimit të Uashingtonit në dhjetor, presidenti palestinez Mahmoud Abbas tha se ai nuk do të pranonte asnjë plan amerikan paqeje për Lindjen e Mesme.

Vendimi për Jeruzalemin i dënuar gjerësisht edhe në Kombet e Bashkuara, ku 128 shtete votuan kundër përmbushjes së një premtimi elektoral të Donald Trump.