Published On: Mar, Qer 12th, 2018

Trump-Kim, shtrëngim duarsh dhe takim kokë më kokë: Shumë mirë, marrëdhënie të shkëlqyera

Presidenti Trump shtrëngoi duart me udhëheqësin e Koresë së Veriut Kim Jong Un në Singapor pak kohë pas orës lokale 09:00 të së martës, duke nisur një mbledhje historike të samitit dhe duke shënuar një epokë të re në marrëdhëniet midis SHBA dhe shtetit totalitar të njohur si Mbretëria e Hermit.

Pak kohë më vonë, ndërsa Trump dhe Kim u ulën krah për krah, presidenti amerikan i tha një grupi gazetarësh: “Do të kemi një marrëdhënie të shkëlqyeshme, nuk kam asnjë dyshim”.

Kim tha përmes një përkthyesi se “nuk ishte e lehtë për të arritur këtu” dhe se “ka pasur pengesa, por i kemi mposhtur ata që të jenë këtu”.

Takimi kokë më kokë mes Presidentit amerikan Trump dhe liderit koreano-verion Kim Jong-un ka zgjatur rreth 40 minuta.

Të dy udhëheqësit dolën nga bisedimet të shoqëruara nga përkthyesit e tyre dhe bënë një paraqitje të shkurtër. Kur u pyetën se si po përparonin bisedimet, Trump tha: “Shumë mirë. Shumë, shumë mirë. Marrëdhënie të shkëlqyera, faleminderit.”

Momente më vonë, Trump dhe Kim u bashkuan me ndihmësit e tyre për diskutime të zgjeruara dhe një drekë pune.
Në anën e SHBA, Trump u shoqërua nga Sekretari i Shtetit Mike Pompeo, Shefi i Shtabit të Shtëpisë së Bardhë John Kelly dhe Këshilltari Kombëtar i Sigurisë John Bolton.