Published On: Pre, Jan 26th, 2018

Trump: Jam për ndërtimin e një Botë më të mirë

Share This
Tags

“Unë gjithmonë do ta vë Amerikën në radhë të parë ashtu sikurse udhëheqësit e vendeve të tjera duhet të vendosin gjithashtu vendin e tyre të parë”, tha Presidenti Donald Trump në fjalën e mbajtur në Samitin e Davosit.

Trump vuri theksin në tregtinë e lirë dhe të hapur, por tha se ne nuk mund të kemi tregti të lirë dhe të hapur nëse disa vende shfrytëzojnë sistemin.
 
“Ne mbështesim tregtinë e lirë, por ajo duhet të jetë e drejtë dhe duhet të jetë reciproke. Tregtia e padrejtë na minon të gjithë.
 
“Shtetet e Bashkuara nuk do të mbajnë një sy të mbyllur”, tha Trump.
 
Ai shtoi se beson që “planifikimi ekonomik i shtyrë nga shteti” po “shtrembëron tregjet globale” dhe dëmton punëtorët.
 
“Por Amerika në radhë të parë nuk nënkupton vetëm Amerikën. Kur Shtetet e Bashkuara rriten, ashtu ndodh edhe me Botën,” thotë Trump.

“Amerika është e hapur për biznes”, thotë Trump, dhe vazhdon të flasë për projektligjin e fundit për reformën e taksave.

Ai vecon si një pikë të rëndësishme për t’u përmendur shkurtimet e taksave ndaj korporatave, duke theksuar se kjo i ka lejuar bizneset të japin shpërblime për punonjësit e tyre.
 
“Gjigandi Tech Apple po sjell miliarda dollarë në SHBA”, shton ai.
 
“Tani është koha e përkryer” për të sjellë vende pune dhe investime në SHBA, jo vetëm për shkak të reformës tatimore, por edhe derregulimin”, thotë Trump, duke shtuar se burokratët e pazgjedhur kanë ngulfatur biznesin.

Z. Trump tha se kjo politikë ka sjellë rritje ekonomike dhe ka krijuar më shumë se dy milionë vende pune që nga zgjedhja e tij.

Z. Trump thotë se është në Davos të “afirmojë miqësinë dhe partneritetin e Amerikës në ndërtimin e një bote më të mirë”.