Published On: Enj, Kor 12th, 2018

Tronditet Kukësi, Pakult thuajse i shkarkuar

Peter Pakult është thuajse i larguar nga Kukësi. Mësohet se pas një përplasjeje që ka pasur me presidentiin Safet Gjici, austriaku i ka mbyllur llogaritë me nënkampikonët. Burime pranë klubit bëjnë me dije se kjo përplasje është akumuluar me kalimin e javëve dhe ka të bëjë më së shumti me lëvizjet e tepëruara në merkato.

Gjicin nuk e kanë bindur fort blerjet e bëra gjatë verës dhe kur ka parë më pas edhe paraqitjen që bëri skuadra e tij kundër maltezëve të Valetës, ka nisur t’i kërkojë llogari trajnerit.

Pakult nuk ka duruar, edhe ia ka sqaruar presidentit se për afrimet kërkohet koha e duhur që të shprehin realisht vlerat që kanë. Mësohet se sot në mbrëmje ata kanë pasur një debat mes tyre dhe nesër pritet zyrtarizimi i divorcit.

Shkruaj nje koment

avatar
  Subscribe  
Notify of