Published On: Enj, Maj 17th, 2018

Tre zyrtarët e PD nuk paraqiten në Prokurori, zbulohet arsyeja…

Share This
Tags

Dy deputetët e PD-së, Ervin Salianji dhe Enkelejd Alibeaj, por edhe eksperti ligjor Gazmend Bardhi, nuk do të paraqiten sot në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, sikundër ka kërkuar ky institucion.

Dy deputetët janë ditën e sotme në seancën parlamentare, ndërsa Bardhi mësohet se nuk do të paraqitet.

Të tre zyrtarë e PD-së ishin thirrur sot nga prokuroria në lidhje me audio-përgjimin Agron Xhafajt, vëllai i ministrit të Brendshëm, i dënuar në Itali me 7 vite e 2 muaj burg për trafik droge.

Shkak për mos vajtjen e deputetëve në prokurori është bërë seanca e sotme parlamentare.

Deputetët kanë kërkuar që prokuroria ti thërrasë një ditë tjetër për të dhënë dëshminë e tyre.