Published On: Sht, Dhj 30th, 2017

Trafik i çmendur në Tiranë, të gjithë ikin për Vitin e Ri (VIDEO)

Shpërndaj
Tags

Dita e parafundit e vitit, 30 dhjetori e ka gjetur Tiranën nën pushtetin e një trafiku të rënduar rrugorë. Veçanërisht në rrugët dalëse nga kryeqyteti, radha e automjeteve ka qenë e konsiderueshme, duke bërë që të kalohen pritje të gjata në trafik.

Në këtë video të filmuar nga Express në zonën e Unazës së Re, në pjesën që del nga Tirana në drejtim të Doganës e më tej në autostradë, shihet teksa makinat nuk lëvizin për një kohë të gjatë. Janë më se shumti qytetarë që largohen nga Tirana për të kaluar natën e ndërrimit të viteve pranë familjeve të tyre, në rrethe.

Edhe në brendësi të qytetit këtë 30 dhjetor trafiku është i rënduar. Qytetarët bëjnë lëvizje të shumta për të bërë përgatitjet e fundit për natën e ndërrimit të vitit, e kryesisht blerje në supermarkete.

E sigurt është, se sikundër ka ndodhur çdo vit, ditët e para të Vitit të Ri 2018, i gjejnë rrugët e Tiranës të boshatisura.

Qytetarët vijojnë traditën e vizitave në shtëpitë e të afërmve e miqve të tyre për të uruar mbarësi për vitin që troket.