Topalli: Marrëveshje Basha-Rama, interesante... -Albpress Daily News
Published On: Enj, Maj 18th, 2017

Topalli: Marrëveshje Basha-Rama, interesante…

Jozefina Topalli ka qenë një nga të parat deputete demokrate që ka qenë kundër bojkotit të zgjedhjeve. Këtë qëndrim ajo e ka mbajtur edhe në mbledhjet e PD-së dhe mesa duket sot do të jetë e kënqaur me marrëveshjen.

Deputetja e PD, Jozefina Topalli e ka cilësuar marrëveshjen Rama- Basha si interesante. Ajo është shprehur se futja e PD dhe partive të tjera opozitave në zgjedhje ka qenë ajo që donte.

Për të, marrëveshja e arritur mesnatën e djeshme, e cila ka të bëjë me shtyrjen e zgjedhjeve për në datën më 25 qershor si dhe vendosjen e 6 ministrave teknikë, është një lajm i mirë për demokratët por jo vetëm, edhe për të gjithë shqiptarët.

Këto komente ajo i ka bërë në dalje të selisë blu.