Published On: Enj, Dhj 28th, 2017

Tjetër koalicion PS-LSI?! Ja përgjigjja surprizë!

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi i ftuar në “Top Story”, i pyetur për mundësinë e një koalicioni në të ardhmen me LSI, ka lënë gjithçka të hapur me përgjigjen e tij. Ruçi tha se në politikë asnjëherë nuk duhet thënë kurrë.

Pyetja: A është tashmë një histori e mbyllur koalicioni me LSI-në në 2019?

Ruçi: Në politikë asnjëherë nuk duhet thënë kurrë, unë nuk mund të them që as në 2019, as në 2025 dhe kështu që i mbetet kohës, duke qenë se është hera e parë në opozitë

Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim bashkëqeverisën nga zgjedhjet e 2013-ës, deri para zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare të 2017-ës, ku LSI doli e vetme në garën elektorale. Sot kjo forcë politike ndodhet në opozitë, dhe ndryshe nga koha e bashkëqeverisjes që e drejtonte Ilir Meta, tashmë drejtimin e partisë e ka marrë Monika Kryemadhi, e para grua kryetare partie.

Ndërsa Ilir Meta i zgjedhur president i vendit, gjatë kohës së fushatës elektorale për zgjedhjet e fundit pati një qëndrim të ashpër ndaj socialistëve, vecanërisht ndaj gabimeve të bëra për shumicën e të cilave vetë LSI edhe pse në koalicion i ka shprehur publikisht pakqënaqësitë e saj.