Published On: Mër, Gus 16th, 2017

Tjetër dorëheqje në qeverinë Rama!

Zv.ministri i Jashtëm, Halil Hyseni, ka dhënë dorëheqjen këtë të mërkurë nga posti i tij. Halil Hyseni ka dhënë dorëheqjen nga posti për arsye personale.

Halil Hyseni është propozuar në këtë post nga Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet.

Mësohet se në letrën e tij për dorëheqjen Hyseni shprehet se “emërimi im është bërë në kontekst politik dhe situata aktuale e pamundëson vijimin e detyrës”.

Dorëheqja e Halil Hysenit vjen në një moment delikat ku edhe ministrat teknikë të ardhur nga PD falë paktit Rama- Basha kanë dhënë dorëheqjen nga qeveria.