Published On: Hën, Dhj 18th, 2017

“Thumbon” Vasili: Kryeprokurori u zgjodh pa vetting, për ata që flasin anglisht “without veting”

Kreu i grupit parlamentar i LSI-së, Petrit Vasili reagoi sërish për zgjedhjen e kryeprokurorit të ri.
Përgjigja e Vasilit vjen më tepër pas reagimit të ambasadës amerikane në Tiranë.

Vasili shkruan se sot u dhunua Kushtetuta, ndaj kush e sheh dhe e mbeshtet kapjen e kryeprokurorit nga kryeministri, nuk eshte mik i Shqiperise.

Reagimi

Sot u dhunua hapur kushtetuta e bekuar nga SHBA.

Sot kryeprokurori u zgjodh pa veting, pa veting e kuptoni ose me sakte WITHOUT VETING,

per ata qe flasin anglisht.

Kushtetuta e reformuar e bekuar nga Venecia dhe nga SHBA ra dhe fitoi kushtetuta e droges se kryeministrit.

Opozita eshte ne mbrojtje te kushtetutes se Venecias dhe SHBA per ballafaqim me standartet e reja te reformes dhe qe cliron drejtesine nga kapja.

Qeveria e shqeu kushtetuten, rrembeu prokurorin dhe percau vendin dhe kundervuri shqiptaret me njeri tjetrin ne nje konflikt te thelle civil e shkaterrues.

Sot reforma ne drejtesi nuk filloi,ajo vdiq perfundimisht bashke me shpresen e shqiptareve per nje drejtesi te re.

Kush nuk e sheh eshte miop, kush e sheh dhe e mbeshtet kapjen e kryeprokurorit nga kryeministri, nuk eshte mik i shqiperise.