Thirrja e Bashës në prokurori, Nishani: Krim shtetëror, frika nuk ringjallet... -Albpress Daily News
Published On: Pre, Tet 12th, 2018

Thirrja e Bashës në prokurori, Nishani: Krim shtetëror, frika nuk ringjallet…

Ish-Presidenti Bujar Nishani ka reaguar me tone të ashpra ndaj thirrjes në prokurori të kreut të opozitës Lulzim Basha. Nishani shkruan në rrjetet sociale se thirrja e kreut të opozitës në prokurori, pse opozita denoncoi një përdhunues të lidhur me pushtetin, është krim shtetëror.

Postimi i ish-Presidentit

“Thirrja e Kryetarit të Opozitës në Prokurori, pse opozita denoncoi një përdhunues të lidhur me pushtetin është një krim shtetëror.

Frika ndaj rregjimeve nuk ringjallet dot më në Shqipëri!”

Shkruaj nje koment

avatar
  Subscribe  
Notify of