Thellimi i pabarazisë, ky është “6%” i famshëm që zotëron miliardat -Albpress Daily News
Published On: Mër, Pri 11th, 2018

Thellimi i pabarazisë, ky është “6%” i famshëm që zotëron miliardat

Në Shqipëri ka rreth 1 milion e gjysmë individë aktivë me kursime bankare, por sasia më e madhe e parave në banka rreth 62 përqind, ose rreth 5 miliardë euro, janë në duart e një pjese të vogël të depozituesve, vetëm në 6% përqind të tyre.

Këto janë dhe personat që kanë një depozite mbi 2,5 milion leke. Sipas Agjencisë së Sigurimit të Depozitave në 2017, rreh 3 miliardë euro i kanë 94 përqind e depozituesve. Këto kursime janë poshtë nivelit prej 2,5 milionë lekësh, shumë kjo që garantohet 100% nga shteti për çdo depozitues nëse në rast se ndonjë bankë falimenton.

“Në sektorin bankar niveli maksimal i mbulimit është 2.5 milionë lekë dhe gjykojmë që është nivel i mjaftueshëm duke marrë bazë kushtet dhe karakteristikat e vendit dhe standardet ndërkombëtare”, thotë Genci Mamani, drejtori i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave.

Agjencia thotë se sistemi bankar është i sigurtë dhe se skema e sigurimit garanton si depozitat në lekë ashtu dhe ato në valutë./tch