Published On: Hën, Gus 21st, 2017

Tërmeti godet Italinë: një e vdekur, 7 të zhdukur dhe 25 të plagosur (foto)

Një grua humbi jetën, 7 persona rezultojnë të zhdukur dhe 25 të tjerë janë të plagosur. Është ky bilanci paraprak i tërmetit që goditi zonën rreth ishullit të Ischia në Itali.

Mediat italiane raportojnë se tërmeti e kishte epiqendrën 32 km larg qytetit të Napolit, ndërsa ishte 3.6 ballë i shkallës Rihter.

Shumë ndërtesa raportohen të rrënuara, ndërsa banorët në panik kanë dalë në rrugë.

Gente in strada a Ischia dopo la scossa di terremoto di magnitudo 3.6, 21 agosto 2017.
ANSA/MAURO IOVINO