Published On: Mër, Mar 14th, 2018

Tërmet në jug-lindje të Shqipërisë

Share This
Tags

​Një tërmet me magnitudë 3.2 ballë i shkallës rihter ka goditur fshatin Kuturman në Librazhd.

Lëkundjet janë ndjerë rreth orës 04:20 të mëngjesit të kësaj të mërkurë.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjise, Ujit dhe Mjedisit, lëkundjet janë ndjerë edhe në qytetin e Elbasanit, ndërkohë që nuk raportohen dëme materiale. Thellësia e lëkundjes sizmikë kanë qënë në 16 km thellësi.