Published On: Mër, Kor 11th, 2018

Tensionohen raportet Greqi-Rusi, nis dëbimi diplomatëve…

Rusia do të dëbojë dy diplomatë grekë në përgjigje të vendimit të Athinës për të debuar dy nga të dërguarit e Moskës, njoftoi agjensia ruse e lajmeve RIA të mërkurën, duke cituar një ligjvënës të lartë.

Media greke njoftoi më parë se Athina kishte vendosur të dëbojë dy diplomate ruse dhe të ndalojë hyrjen e dy të tjerëve, të akuzuar se kishin cënuar sigurinë kombëtare, në tenativë të merrnin informacuione duke blerë zyrtare vendas.

Qeveria greke nuk i është përgjigjur drejtpërdrejt raporteve, por zëdhënësi i saj tha se nuk do të toleronte ndonjë sjellje që shkel ligjin ndërkombëtar. Asnjëra prej këtyre raporteve nuk tha nëse dëbimet kishin ndodhur, megjithëse zëdhënësi grek sugjeroi se një veprim i tillë ishte marrë.

Gazeta Kathimerini e Greqisë tha se autoritetet e Athinës urdhëruan dëbimet pas përpjekjeve të dyshuara nga diplomatët rusë për të minuar një marrëveshje që Greqia ndërmori me ish-republikën jugosllave të Maqedonisë muajin e kaluar.

Kathimerini tha se autoritetet greke po hetonin ndërhyrjen në çështjet e politikës së brendshme dhe cituan burimet diplomatike duke thënë se dyshimet ishin të përqendruara vetëm në ata katër individë. T

Një anëtar i dhomës së sipërme të parlamentit të Rusisë, Andrei Klimov, tha se Rusia do të dëbonte dy diplomatë grekë si kunderpergjie, pa përmendur Maqedoninë e pa shkuar ne hollësi të mëtejshme për kete vendim.

Shkruaj nje koment

avatar
  Subscribe  
Notify of