Published On: Enj, Dhj 28th, 2017

Tenderë ‘të çmendur” për biletat e avionëve, vetëm dy institucione me fond 276 mln lekë!

Shpërndaj
Tags

​Institucionet në vend kanë nisur që në këto ditë të fund- vit prokurimet për blerjen e biletave të udhëtimeve për axhendat jashtë Shqipërisë.
Kështu institucioni i Prokurorisë së Përgjithshme në vend, ka çelur kështu një tender për të cilin ofertat do të pranohen deri më datë 12 janar të 2018. Për këtë ajo ka vënë në dispozicion edhe një fond limit prej 15 milionë lekësh te rinj, ku pritet që të jenë tre operatorë ekonomikë me të cilët do të lidhen marrëveshjet. Sipas asaj çfarë është deklaruar në faqen zyrtare të agjencisë së prokurimeve publike, kjo kontratë me këta operatorë do të jetë për dy vite.

Gjithashtu një tjetër institucion që ka nisur tenderët për blerje të biletave për transportin ajror është edhe drejtoria e përgjithshme e Tatimeve. Për harkun kohor të një vitit kjo drejtori ka përcaktuar në fond limit afro 13 milion (12.6 milion lekë). Kështu vetëm dy institucioneve fluturimet me avionë do tu kushtojnë plotë 276 milionë lekë të vjetra.