Teatri Kombëtar/ Vasili: Përballë artistëve ndodhet manekini i Ramës… -Albpress Daily News
Published On: Enj, Qer 14th, 2018

Teatri Kombëtar/ Vasili: Përballë artistëve ndodhet manekini i Ramës…

Artistët janë përballë manekineve të përbuzshëm të Kryeministrit dhe Bashkisë. Kështu e ka komentuar në një postim në rrjet Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, takimin e Erjon Veliajt me artistët, aktorët dhe pjesëtarë të shoqërisë civile.

Vasili shkruan se “manekinët mbrojnë heroikisht pazarllëkun e tyre dhe grabitjen vlerave kulturore, historike e qytetare përballë artistëve të medhenj. Manekinët e kryeministrit dhe te bashkise të vobeket ne shkolle, po bëjnë sikur janë arkitektë, urbanistë, kritikë arti”.

Postimi i Petrit Vasilit

Artistet perballe manekineve te perbuzshem te kryeministrit dhe bashkise.

Artistet e medhenj perballe manekineve e pazarxhinjve te kryeministrise dhe te bashkise.

Makekinet mbrojne heroikisht pazarllekun e tyre dhe grabitjen vlerave kulturore,historike e qytetare perballe artisteve te medhenj.

Manekinet e kryeministrit dhe te bashkise te vobeket ne shkolle,po bejne sikur jane arkitekte,urbaniste,

kritike arti,

ekonomiste, por ne fund fare mbeten thjesht pazarxhinj ordinere.

Armiq te kultures,artit,dijes dhe te Shqiperise me identitet dhe mendim, manekinet duan nje Shqiperi pa te shkuaren e saj me tradita dhe vlera,Shqiperine pa goje,Shqiperine e poshteruar,Shqiperine e shkelur ne kembe.

Kjo s’duhet dhe s’mund te ndodhe kurre.

Keta manekine sic erdhen ashtu edhe do ikin si gjithe manekinet,te harruar,te neveritur,te perbuzur, te poshteruar.