Published On: Sht, Mar 24th, 2018

Të moshuarit që kalojnë kohën me nipa e mbesa jetojnë më gjatë

Shpërndaj
Tags

Shkencëtarët e Institutit të Berlinit “Max Planck”, pas disa dekada hulumtimesh, treguan se njerëzit e moshuar janë më të shëndetshëm dhe jetojnë më gjatë, nëse kalojnë më shumë kohë me nipërit e mbesat.
Ekipi hulumtues, i udhëhequr nga psikologu Ralph Herëig, një analizë studimore, të cilën e filluan në vitet e 90-ta të shekullit të kaluar, ku morën pjesë 500 persona të moshuar, si dhe pjesëmarrës tjerë të dy dekadave të ardhshme.

Gjyshërit të cilët herë pas here u kujdesshin për nipërit, jetuan dhjetë vjet pas intervistës së parë dhe ata që nuk kaluan kohën me nipa e mbesa kanë vdekur në periudhën pesëvjeçare pas intervistës.

Herëig shpjegoi se do të ishte gabim të arrish në përfundimin se vetëm kujdesi më i madh për nipërit e mbesat, të jep një jetë më të gjatë.

Rezultatet e hulumtimeve kanë treguar se të jesh gjysh kujdestar me kohë të plotë, është një detyrë e vështirë për gjyshërit dhe se mund të ketë pasoja negative për shëndetin e tyre.

“Është e nevojshme për të gjetur mjedisin e artë”, tha Hertëig, duke shtuar se çdo person duhet të dëgjojë zërin e brendshëm të trupit të tij.

Erhard Hackler, drejtor i Shoqatës Kombëtare Gjermane e të Moshuarve (DSL) ka thënë se kujdesi i përkohshëm ndaj nipërve të mban mendërisht dhe fizikisht të shëndetshëm, raporton PDSH.

“Thjesht është më rëndësi të marrësh pjesë në çdo gjë, pavarësisht nëse ajo është një lojë social, ose duke shkuar në pishinë. Sepse pa nipërit ndoshta nuk do ta bënin të njëjtin veprim”, tha Hackler, duke shtuar se kjo nuk do të thotë se gjyshërit duhet të marrin kujdesin 24 orë për nipërit e mbesat.