Tatimet nuk ndalen, mbi 20 mije bizneseve u vendoset barra hipotekore... -Albpress Daily News
Published On: Mar, Gus 7th, 2018

Tatimet nuk ndalen, mbi 20 mije bizneseve u vendoset barra hipotekore…

Qershori i këtij viti ka shënuar një shifër rekord të bizneseve të cilëve u është vendosur masa e barrës siguruese apo hipotekore nga ana e administratës tatimore.

Sipas të dhënave zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të tatimeve, në qershor rezultojnë 20.612 biznese nën regjimin e bllokimit të pasurive të luajtshme e të paluajtshme, raporton Scan.

Ajo ka bërë publike listën 20 mijë tatimpaguesve me detyrime të papaguara në afat, ndaj të cilëve ka vendosur marrjen e masave të sigurimit mbi të gjithë pasuritë për ekzekutimin e detyrimeve dhe se ka filluar procedura e mbledhjes me forcë të tyre.

Vendosja e barrës siguruese apo hipotekore është një prej formave të mbledhjes me forcë të borxhit nga ana e administratës tatimore.

Bizneset e publikuar në listën e Tatimeve nuk mund të kryejë asnjë transaksion më pasuritë e tyre deri në shlyerjen e detyrimit tatimor.

Vetë Administrata Tatimore sqaron se publikimi i listës bëhet në mënyrë që organet apo institucionet të cilët kanë bëre regjistrime të pasurive të luajtshme apo të paluajtshme të tatimpaguesve debitorë, të regjistrojnë detyrimin tatimor të papaguar si barrë mbi këtë pasuri dhe të mos lejojnë kryerjen e transaksioneve për transferimin e pasurive të tatimpaguesve debitorë, deri në momentin që detyrimi tatimor i papaguar të arkëtohet.

Shkruaj nje koment

avatar
  Subscribe  
Notify of